Pjesëmarrja e grave në role drejtuese është rritur, por pabarazia gjinore mbetet ende e lartë. Përqindja e grave në Kuvend me 29.3% dhe pjesëmarrja në kabinetin qeveritar është rritur me 57 %. Këto u raportuan nëkonferencëne OSBE për Agjendën e “Gruas, Paqes dhe Sigurisë”.Kreu i OSBE, ambasadori Bernard Bouschart foli për pjesëmarrjen e grave në sferën politike dhe publike në vendin tonë. Sipas të dhënave të paraqitura në konferencë është realizuar pjesa më e madhe e planit ndërinstitucional për veprimin e Rezolutës 1325 në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale Ogerta Manastirliu bëri me dije se Shqipëria renditet në mes të vendeve europiane përsa i përket indeksit të barazisë gjinore, në fusha të caktuara si parandalimi i konflikteve dhe diplomacia. Sipas ministres, vendi ynë renditet në vendin e 20 nga 153 vende, krahasuar me vendin e 34 që ishte në vitin 2018 me përmirësime të mëdha për përfaqësimin politik të grave. Në fjalën e saj Ministrja Manastriliu theksoi edhe angazhimin e deputeteve socialiste Klotilda Bushka dhe Englantina Gjremenji, për ndryshimin e ligjit përsa i përket dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në Familje. Para disa ditësh deputetet kanë përpiluar një plan projekt për ndryshimin e ligjit aktual, duke pretenduar kështu frenimin e këtyre fenomeneve të shtuara në vendin tonë.
Ndërsa sipas të dhënave të Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pjesëmarrja e grave dhe vajzave tek forcat e armatosura ka avancuar. Sipas saj rreth 18.2 përqind e personelit civil dhe ushtarak tëforcave të armatosura janë gra dhe vajza. Ndërsa shifra e oficereve të reja është graduar dhe 34.5 % janë gra dhe vajza.

Çfarë është më konkretisht Rezoluta 1325?
Fokusi kryesor i kësaj konferencë ishte raporti që tregonte paraqitjen e vendit tonë për adresimin e kërkesave të Rezolutës 1325, duke përkuar kështu edhe me 20-vjetorin e miratimit të kësaj rezolute. Kjo rezolutë e miratuar nga Këshilli i Sigurisë në OKB, riafirmon rolin e rëndësishëm të grave në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, negociatat e paqes,ndërtimin e paqes,përgjigjjen humanitare dhe rindërtimin pas konfliktit dhe thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së barabartë të grave dhe përfshirjen e plotë në të gjitha përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë. Gjithashtu,i bën thirrje të gjitha palëve në konflikt që të marrin masa të posaçme për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna me bazë gjinore,veçanërisht përdhunimet dhe format e tjera të abuzimit seksual,në situata të konfliktit të armatosur.Rezoluta siguron një numër të mandateve të rëndësishme operacionale,me implikime për Shtetet Anëtare dhe etnitetet e sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas të dhënave u raportua se mbetet ende për t’u bërë përsa i përket përfshirjes së grave në pozicione të sigurisë publike dhe avancimit të karrierës së tyre. Ndërkohë që sipas raportit të monitorimit janë të pakta aktivitetet për ndërveprim rajonal dhe nevojitet marrja e masave për tëbërë të mundur realizimin e aktiviteteve të ndryshme për informimin e vajzave dhe grave mbi synimet e rezolutës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




