Ka ndodhur

Pjesë e grupit ‘Habilaj’, SPAK kërkon 8 vite burg për ish-zyrtarin e policisë

SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në Policinë e Vlorës, Gjergj Kohila.

Ai akuzohet për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ka qenë i pandehur së bashku me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në pretencën e lexuar nga SPAK, u kërkua 12 vite burgim, por me gjykim të shkurtuar u kërkuan 8 vite.

Ndërsa për Sokol Boden, ish-shefin e stacionit policor Dhërmi, dosja është veçuar, pasi ai nuk e ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Dy ish-zyrtarët akuzohen se kanë bashkëpunuar me grupin kriminal Habilaj për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit drejt Italisë.

Fillimisht ata u hetuan së bashku me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e  Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, por pas ndryshimit të akuzave, çështja e tyre u veçua.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë