Jete & Stil

Pizhamet e ngrohta ndikojnë në gjumin dhe shëndetin tuaj

Shumë prej nesh veshin pizhame në shtrat dhe nuk ka asgjë më komode sesa pizhamet tuaja të preferuara të dimrit. Por ajo që ne zgjedhim të veshim në shtrat mund të ndikojë në të vërtetë në gjumin tonë, pamjen tonë, madje edhe në shëndetin tonë. Nëse pizhamet tuaja të trasha ju bëjnë që të jeni ngrohtë gjatë natës, mund të jetë një nga arsyet pse e keni të vështirë të ngriheni në mëngjes dhe që përfundoni duke u zgjuar të lodhur.
Përveç kësaj, ka disa arsye të tjera pse pizhamet e ngrohta nuk janë një zgjedhje e mirë.
Ndikon në cilësinë e gjumit tuaj
Të flesh në pizhame shumë të ngrohta do të thotë që mund të kaloni një natë jo të qetë pasi trupi juaj ka nevojë të ruajë temperaturën e duhur gjatë gjithë natës. Pëlhura ideale për kohën e gjumit është pambuku, pasi lejon lëkurën tuaj të marrë frymë dhe ju ndihmon të qëndroni të qetë. Një zgjedhje tjetër e shkëlqyeshme për materialin e rrobave të gjumit është liri, i cili thith djersën dhe e lejon trupin të marrë frymë por mund të mos jetë aq i butë sa pambuku.
Mund t’ju krijojnë puçrra
Kur djersiteni në gjumë, kjo mund të çojë në një lloj specifik të puçrrave njohur si puçrra djerse. Kombinimi i nxehtësisë dhe fërkimit nga pizhamet tuaja të djersitura mund të shkaktojnë bllokimin e poreve, të cilat nga ana tjetër, do t’ju japin më shumë acarim të lëkurës. Zgjedhja e rrobave të gjumit të bëra nga materiali i  bambusë mund të ndihmojë në parandalimin e puçrrave, pasi kjo pëlhurë ka veti antimikrobike. Është edhe më e butë se pambuku dhe mund të jetë pikërisht ajo që ju duhet për të fjetur mirë.
Mund të krijojnë infeksion
Nëse djersiteni natën, keni më shumë mundësi të keni një infeksion të lëkurës. Bakteret rriten më mirë në vende të lagështa dhe të errëta dhe kur mbuloheni me shtresa rrobash të ngrohta dhe një batanije, në të vërtetë mund të krijoni terren të përsosur për mikrobet.
Rrisin temperaturën e trupit
Nëse jeni person që keni temperaturë të lartë, pizhamet e ngrohta bëjnë që të rritet më shumë dhe kjo shkakton një gjumë jo të qetë.
Një temperature më të ulët gjatë natës ndihmon trupin tuaj të jetë më i qetë dhe madje mund të forcojë metabolizmin tuaj. Nëse po kërkoni të vishni diçka tjetër përveç pizhameve të pambukut, mëndafshi mund të jetë një zgjedhje e mirë.
Burimet: Oxford, Woolroom, Healthline. Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë