Rend dhe Ligj

Snajper, kallashnikovë dhe pistoleta, kapet furgoni me arsenal armësh në Tiranë (video)

Gazeta Si – Një mjet tip furgon, i cili ishte shndërruar në një depo të vogël armatimi, u ndalua këtë të mërkurë në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë gjatë operacionit policor “The Van”.

Brenda furgonit, u zbuluan mes të tjerash, 23 armë zjarri, 5 prej tyre tip snajper, 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, pajisje për bllokimin e valëve, uniforma si të policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.   

Në pranga ka rënë 34-vjeçari Eugert Sina, i cili dyshohet si personi që i posedonte. Ndërsa në kërkim janë shpallur dy persona të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije nga policia për shkak të hetimeve që janë ende në vazhdim.

Më konkretisht, 12 janë pistoleta të llojeve “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”; 6 armë automatike; 5 armë me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper); 1 silenciator; 17 krehra për armë zjarri të ndryshme; pjesë të ndryshme armësh zjarri; 15 000 fishekë; 17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia; 12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë; pajisje elektronike gjurmuese (GPS); pajisje për bllokimin e valëve; pajisje për numërimin e kartëmonedhave; 3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Sipas burimeve paraprake, armët dyshohet se ishin planifikuar të përdoreshin në ngjarje kriminale nga një grup kriminal me bazë në Tiranë, Laç dhe Burrel.

Hetuesit kanë zbuluar, përveç automjetit që u kap në zonën e “Myslym Shyrit”, edhe bazën kryesore të grupit, ku mbaheshin armët, në po të njëjtën zonë në afërsi.

Armët e kapura janë relativisht të reja dhe dyshohet se janë trafikuar nga Kosova, por nuk kanë lidhje me goditjet e mëparshme që janë bërë për trafik armësh.

Hetuesit po punojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë pjesë e rrjetit. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme.

Eugert Sino

-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;

-6 armë zjarri automatike;

-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);

-1 silenciator;

-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;

-pjesë të ndryshme armësh zjarri;

-15 000 fishekë;

-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;

-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;

-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);

-pajisje për bllokimin e valëve;

-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;

-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë