Pas Bebe Rexhës që u godit me telefon gjatë një koncerti, diçka sa e ngjashme por edhe e kundërt i ka ndodhur edhe këngëtares Pink. Edhe Pink është goditur por nga një fanse që i hodhi hirin e mamasë së saj në skenë.
Pink ishte duke performuar në koncertin e saj të fundit në Londër, kur iu hodh një tip pudre, që më pas zbuloi se ishte hiri i nënës së vdekur të një prej fanseve që ndodhej në koncert.
Someone gave their Mothers ashes to Pink. I need yall to have boundaries like girl what?! 😭😂 pic.twitter.com/OkL4762fEs
— Andrew (@AsAndrewSpeaks) June 26, 2023
“A është kjo nëna jote?”, pyeti Pink fansen dhe pasi mori pohimin, ajo tha se thjesht nuk e di si të sillet në një situatë të tillë.
Videoja u bë virale në rrjetet sociale dhe ndezi shumë reagime nga njerëzit, të cilët e quajtën të tepruar veprimin e fanses.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




