Jete & Stil

Pini kafe… por vetëm mbasi keni ngrënë mëngjes

Kafe

Një kafe e fortë pas një gjumi të keq është ajo që të gjithë duam por një studim i ri ka treguar se është më mirë të hanin qoftë dhe vetëm një kafshatë më parë.

Studimi i kryer nga studiuesit në Universitetin e Bath në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se pirja e kafesë esëll mund të ketë një ndikim negativ në kontrollin e sheqerit në gjak, një faktor rreziku për diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

“Ne e dimë që gjysma prej nesh gjëja e parë që bëjnë në mëngjes është të pinë kafe dhe në mënyrë intuitive, sa më shumë të lodhur të jemi aq më e fortë na duket kafja.” tha James Betts, profesor dhe drejtor i Qendrës për Ushqyerjen, Ushtrimet dhe Metabolizmin në Universitetin e Bath.

Për studimin e tyre, studiuesit morën 29 burra dhe gra të shëndetshëm për të marrë pjesë në tre eksperimente të ndryshme.

Në njërin eksperiment, pjesëmarrësit bënë një gjumë normal natën, afërsisht nga ora 23:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit dhe u kërkua të konsumonin një pije me sheqer mbas zgjimit në mëngjes.

Ata më pas ‘u detyruan’ të bënin një gjumë të parehatshëm gjatë natës pasi studiuesit ju dërgonin mesazhe çdo një orë dhe ato duhej të zgjoheshin dhe të kthenin përgjigje si një shenjë se janë zgjuar. Pasi zgjoheshin në mëngjes pinin të njëjtën pije me sheqer.

Një natë tjetër, pjesëmarrësit përjetuan të njëjtën ndërprerje të gjumit, por kësaj here u dha së pari një kafe e zezë e fortë 30 minuta para se të konsumonin pijen me sheqer ku kjo pije pasqyron të njëjtën sasi kalorish si një mëngjes tipik.

Ata zbuluan se në të dyja netët, si ajo ku pjesëmarrësit bënë një gjumë të keq, si ajo ku pjesëmarrësit fjetën si gjithmonë, nuk e përkeqësoi reagimin e glukozës në gjak dhe insulinës.

Ndërkohë, kafeja e zezë e konsumuar para mëngjesit rriti ndjeshëm reagimin e glukozës në gjak me rreth 50%, çka tregon se kafeja e fortë esëll bën që të kufizohet aftësia e trupit tuaj për të toleruar sheqerin që merrni në mëngjes.

“Shumica e mëngjeseve janë të pasura me karbohidrate, kështu që është e drejtë të sugjerojmë se i njëjti efekt do të vazhdonte për ushqime të tjera tipike të mëngjesit,” tha ai.
Ai tha se e mira është se ky studim tregoi se gjumi i keq natën nuk ndikon shumë në metabolizmin tonë.

Ai gjithashtu tha se mund të jetë e këshillueshme që njerëzit të mos konsumojnë një kafe të fortë brenda një ore para një mëngjesi të pasur me karbohidrate.

Edhe pse ekipi përdori kafe të zezë për eksperimentin, ai tha se i njëjti efekt do të shihej me çdo lloj kafeje.

Burimi: CNN. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë