Njerez

Pilotët e Formulës 1 japin mesazhin e tyre për Ukrainën nga Bahreini

Gazeta Si – Pilotët e Formulës 1 kanë pozuar në Bahrein me një banderolë të madhe, ku është shkruar shkruhet: “No War” (Jo luftë), ku në vend të shkronjës “O” është një lule me ngjyrat e Ukrainës. Në këtë foto shfaqen Perez, Stroll, Tsunoda, Gasli, Leklerk, Albon, Norris, Rasëll, Sainz, Riçardo, Fetel, Botas, Latifi, Vershtapen, Zhou, Alonso, Shumaker dhe Okon. Mungojnë Hemilton dhe Magnuson.

Fotoja ka si qëllim të japë mesazhin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Pilotët e kanë marrë këtë iniciativë para se të fillojnë sesionin e dytë të zyrtar të testeve para nisjes së Botërorit, më 20 mars në Bahrein.

Në banderolë nuk mungon as sllogani “Racing United” (të garojmë të bashkuar) dhe firma e GPDA, shoqata e pilotëve. Po ashtu, pilotët protagonistë të Botërorit 2022 mbajnë veshur një fanellë të bardhë me shkrimin “No war”.

Kaska e Sebastian Fetel. Gazeta Si, 10 mars 2022

Mungon në foto Kevin Magnusen, piloti që do të zëvendësojë te Has rusin Nikita Mazepin, i cili u largua nga kjo skuderi për shkak të luftës. Mungon edhe Ljuis Hemilton, që mbërriti në Bahrein pasi u bë kjo foto. Piloti britanik është i njohur si një nga ata që luftojnë më fort për të drejtat e njeriut. Sebastian Fetel ndërkohë edhe në ksakën e tij ka shkruar “No war”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë