Art dhe Kulture

“Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris”, çel sezonin artistik në Teatrin Metropol

“Pikaso dhe Anjshtanji në një bar në Paris” është premiera ekskluzive e Teatrit Metropol, e cila do të celë më 17 qershor sezonin artistik teatror pas një periudhe të gjatë mbylljeje nga Covid 19.

Vepra e jashtëzakonshme e shkruar nga Steve Martin, do të ngjitet në skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila ka bërë bashkë një kast aktorësh e muzikantësh për këtë teatër muzikor.

Produksioni i ri do të sjellë historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Anjshtanjit në fillimin e shek.XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizual dhe interpretativ me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe.

Shfaqja në qendër ka dy personazhet kryesorë, piktorin e njohur Pablo Pikaso dhe shkencëtarin Albert Anjshtanj, të cilët takohen në një mbrëmje në lokalin “Lapin Agile” (Lepuri i shkathët) në Montmartre, nëParis. Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori në vitin 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse (Ajnshtajni, përpara se të botojë teorinë e tij të relativitetit në 1905 dhe Pikaso, para se të pikturoj veprën “Zonjat e Avinjonit” “Les Demoiselles d’Avignon” në vitin 1907. Në bar ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjerë, mes tyre dhe Elvis Preslin para se të bëhej një rocker, i njohur.

Steve Martin ka thënë se “duke u ndalur në Teorinë e Relativitetit të Ajnshtajnit dhe pikturën e njohur “Zonjat e Avinjonit” të Pikasos, vepra përpiqet të shpjegojë në një mënyrë sa më të thjeshtë ngjashmërinë e procesit krijues, duke përfshirë imagjinatës në art dhe po ashtu edhe zbulimin shkencor.

Imagjinoni në një pjesë të humbur të Parisit, në fillim të shekullin XX Pikason një artist në fillimet e veta të famës, dhe një gjeni të ardhshëm të shkencës si Ajnshtajnin. Përfshi këtu edhe disa personazhe të tjerë të mistershëm, që debatojnë, me egot e tyre po aq të mëdha sa dhe vetë intelkti i tyre, përfshihen në diskutime për artin, shkencën, inspirimin, dashurinë, muzikën, dhe premtimin e shekullit XX.

“Në këtë komedi të parë për teatër Steve Martin të mahnit me lojërat e fjalëve dhe të papritura që thuejnë konvencione dhe do t’ju bëjnë të ndiheni si një fëmijë që po zbulon lodra të reja. Kubizmi dhe relativiteti nuk kanë qenë kurrë më parë kaq gallatë”, shkruan Neë York Times.

Zbërthimi i karaktereve të veprës të cilët në ndërthurje me njëri-tjetrin sjellin situata komike duke vënë në dukje optika të ndryshme të mënyrës se si shihet bota dhe marrëdhëniet njerëzore brenda saj. Projekti krijon një copëz jete 100 min nga një periudhë e largët siç është viti 1904 ku arritjet e shkencëtarëve dhe artistëve ishin ngjarjet më frymëzuese të kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë