Media Galeri

Pija e ndaluar që nxiti luftë civile

E stigmatizuar dhe zyrtarisht e jashtëligjshme, chicha, një pije indigjene, po rikthehet kudo në Kolumbi. Që nga viti 1949, konsumimi i saj u ndalua dhe kushdo që tentonte ta provonte rrezikonte të burgosej.

Dikur pjesë e traditave indigjene, chicha thuhej se i bënte njerëzit injorantë dhe të dhunshëm. Gjithashtu, mendohej se lëshonte toksina helmuese që mund të shkaktonin një sëmundje të quajtur chichismo (ngadalësim i trupit dhe i mendjes). 

Gratë përtypnin misrin dhe pështynin purenë në një tas balte, nga pështyma e tyre niste fermentimi. Më pas, e groposnin tasin nën tokë për ta mbajtur të freskët. E nxirrnin atë dy javë më vonë, kur formohej një përzierje e trashë e verdhë, pak alkoolike. Më vonë, njerëzit mësuan të shtypnin misrin në vend që ta përtypnin dhe kështu nisën të bënin chicha në sasi më të mëdha.

Chicha gjithsesi i mbijetoi fushatave ndaluese, derisa kandidati liberal presidencial, Jorge Eliecer Gaitán, u vra në Bogota në vitin 1948, duke e futur vendin në trazira dhe luftë civile. Disa politikanë deklaruan se kryengritjet u shkaktuan nga “gjendja patologjike e të varfërve që kishin konsumuar chicha”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë