Pfizer pritet që të paraqesë një kërkesë për autorizim përdorimi urgjent në Administratën e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për vaksinat e Covid-19 për fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në 5 vjeç.
Vaksinat e koronavirusit për fëmijët më të vegjël se 5 vjeç mund të jenë të disponueshme në fund të shkurtit sipas një plani që do të çonte në autorizimin e mundshëm të një vaksinimi me dy dozash në javët e ardhshme.
Raporti thotë se FDA u kërkoi kompanive të paraqisnin një informim të përgjithshëm për vaksinat në mënyrë që rregullatorët të mund të fillonin shqyrtimin e të dhënave. “Ideja është që të shkojmë përpara dhe të fillojmë të rishikojmë nëse duhen dy doza Nëse të dhënat qëndrojnë atëherë mund të nis vaksinimi”,thuhet në raport.
Burimi:Reuters/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje