Vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë shumë të efektshme kundër variantit të identifikuar në Indi pas dy dozave, ka zbuluar një studim. Dy doza të secilës vaksinë japin një nivel të ngjashëm të mbrojtjes kundër sëmundjes simptomatike nga varianti indian siç bëjnë për atë britanik. Sidoqoftë, të dy vaksinat ishin vetëm 33% të efektshme kundër variantit indian tre javë pas dozës së parë. Kjo krahasuar me efektivitetin 50% kundrejt variantit britanik.
Instituti i Shëndetit Publik në Angli, i cili drejtoi studimin, tha se vaksinat ka të ngjarë të jenë edhe më efektive në parandalimin e pranimit në spital dhe vdekjeve.
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se gjetjet e bënë atë “gjithnjë e më të sigurt” se qeveria ishte në rrugën e duhur për fazën e fundit të lehtësimit të kufizimeve në Angli në 21 Qershor.
“Të dhënat treguan se marrja e të dy dozave të vaksinës ishte “absolutisht jetike”, shtoi ai.
Vaksina Pfizer u gjet të ishte 88% efektive në ndalimin e sëmundjes simptomatike nga varianti indian dy javë pas dozës së dytë, ndërsa vaksina AstraZeneca ishte 60% efektive kundër variantit indian.
Në studim morën pjesë rreth 12,675 persona që kishin sekuenca të gjenomit të variantit por vetëm 1,054 prej tyre kishin variantin indian.
Burimi: BBC/ Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje