Rend dhe Ligj

Pezullohet shqyrtimi i ankimit për Arbër Çekajn

Gjykata e Posaçme e Apelit ka pezulluar shqyrtimin e ankimit të Arber Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë.

Mësohet se Çekaj kërkonte pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në datën 11 maj. Ndërkohë, në varësi të situatës do të vendoset nëse gjykata do ta shqyrtojë ose jo ankimin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u futën nga porti i Durrësit, në një kontejner me banane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë