Pezullohet nga detyra Artan Shkëmbi, drejtor në Drejtorinë Qendrore, në departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Artan Shkëmbi ishte kreu i OFL-së.
Mësohet se urdhri për pezullimin e tij ka ardhur pas vendimit të GJKKO, e cila ka pranuar kërkesën e SPAK.
Artan Shkëmbi është nën hetim për korrupsion dhe nxjerrje sekreti hetimor.
Kanë qenë ndërkombëtarët ato që kanë sjellë informacione se Shkëmbi është i përfshirë në korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Shkëmbit i është komunikuar vendimi ditën e sotme nga eprori i tij, Ardi Veliu.
Në shkurt të këtij viti, Artan Shkëmbi kaloi me sukses procesin e vettingut në polici, ku rezultoi i pastër në të tria kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe anës profesionale.
Më herët, Shkëmbi ka qenë edhe pjesë e garës për kreun e BKH-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.