IKMT ka pezulluar sot aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje në Velipojë pas ndërhyrjes së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.
Kryebashkiakja thotë se nuk ka pasur urdhërekzekutimi për të prishur lokalet afër rërës.
Ademi në një intervistë televizive thotë se prishjet janë të jashtëligjshme, selektive dhe në mungesë të transparencës mund të shkaktojnë konflikte.
“Ndërhyrja është bërë pa pasur një komunikim me bashkinë e Shkodrës. IKMT ka ardhur në Velipojë pa dijeninë e kryebashkiakes. Ata duhet të vijnë me një urdhër, por unë nuk e kam parë urdhrin. Ishte ndërhyrje e shpejtë e panjoftuar dhe e paparalajmëruar. Bashkia Shkodër nuk ka gjë të fshehtë por kërkon vetëm që ligji të erspektohet. Ndërhyrjet që janë bërë dje janë selektive. Unë I thashë ministrit të Brendshëm se kjo do të sjellë konflikte në Velipojë.
Kryebashkiakja e Shkodrës thotë se deri tani dëmi që është shkaktuar është gati 400 mijë euro dhe pronarëve dhe bashkisë i lind e drejta të ankimojë këtë vendim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




