Sociale

Pezullohen aplikimet për karta e pasaporta, denoncimet në tel:112

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Ministria e Brendshme njofton se pezullohen aplikimet për karta identiteti, pasaporta dhe pritjen e qytetarëve deri më 3 prill.    

“Ndalohen të gjitha pritjet e qytetarëve në sportelet e shërbimeve në të gjitha institucionet e sistemit të Ministrisë së Brendshme, deri në një njoftim të dytë. Telefono MB – 0694134779”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nga ky vendim Ministria thotë se përjashtohen kallëzimet në polici dhe sugjerohet që kallëzimet të bëhen me shkrim. Telefono 112 ose denonco në Komisariatin Dixhital!

Më tej, ministria thotë se të gjithë aplikimet, kërkesat apo ankesat e qytetarëve do të pranohen vetëm në rrugë elektronike në adresat e institucioneve përkatëse. Për shërbime online drejtohu tek e-albania.

Ndër të tjera, Ministria e Brendshme siguron qytetarët se shërbimet do të vijojnë të ofrohen në rrugë elektronike dhe në të njëjtën kohë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme për sigurinë e përbashkët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë