Vetëm dy ditë ka zgjatur pezullimi i FSHF-së për “Digitalbin”, kompaninë që ka të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të Superiores. Palët, me sa duket, kanë arritur një marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura sipas kontratës dhe ndeshjet e sotme transmetohen sërish nga “Supersport”.
Të shtunën në mbrëmje FSHF-ja bëri me dije se kishte vendosur për pezullimin e kontratës me transmetuesin e Superiores, për shkak të detyrimeve të pashlyera prej tij. Ishte një borxh i akumuluar prej mbi 400 mijë eurosh që e çoi FSHF-në në atë vendim dhe ndeshja Partizani-Luftëtari u transmetua në faqen zyrtare të Federatës.
Por situata ka ndryshuar sot dhe nga ana e “Supersportit” është njoftuar se katër ndeshjet e sotme transmetohen në këtë platformë, ashtu si më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.