Lajme

Peza: Meta tentativë për grusht shteti, Parlamenti ta shkarkojë deri të hënën

Pas deklaratës së pazakontë të presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Sekratari për Mediat dhe Digjitalizimin Alfred Peza kërkon shkarkimin e tij.
Peza në një postim në rrjetin social “Facebook”, e cilëson vendimin e tij si një vetëvrasje si presidenti kilian Salvador Alende, por në ndryshim nga ai, sipas tij Meta ishte i rrethuar nga opozita dhe u bëri qejfin.
Peza në këtë vendim nuk sheh argumente të dhëna nga Presidenti, pasi nuk ka të drejtë të shfuqizojë dekretin e datës së zgjedhjeve.
“Presidenti i Republikës sipas nenit 92, pika gj, të Kushtetutës, ka të drejtë vetëm të “caktojë datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumeve;”
Pra, Presidenti nuk ka të drejtë të shfuqizojë dekretin e datës së zgjedhjeve. Kjo është arsyeja se përse ai nuk ka asnjë referencë Kushtetuese dhe Ligjore në deklaratën e tij. E se përse do mendohet deri të hënën”, shkruan Peza në “Facebook”.
Peza e quan këtë akt vendim të pastër vetëvrasjeje, ndaj bën thirrje që deri të hënën të mblidhet parlamenti për ta shkarkuar.
“Duke qenë se jemi përpara një akti të kryer vetvrasjeje nga Presidenti në tentativë për ti bërë grusht shteti Republikës se vet, deri të hënën Parlamenti duhet të jetë mbledhur për ta shkarkuar. Vendi i Ilir Metës, nuk duhet lënë më, asnjë minutë bosh”, përfundon Peza.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1355650817906714&set=a.112820562189752&type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë