Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë në rrugën “Sami Frashëri” pranë Drejtorisë së policisë.
Sipas policisë rreth orës 17:45, shtetasi me inicialet S.V, 30 vjeç, “duke drejtuar mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pemë”.
I riu ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht ngjarja dyshohet aksidentale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




