Momente terrori për një peshkatar në bregdetin e Cape Cod në Boston të Massachusetts-it, SHBA. Mediat amerikane, raportojnë se ndërsa po notonte nën ujë, burri papritmas u përpi nga një balenë gabimisht.
Profesionisti, duke nxitur një reagim brenda gjitarit, shkaktoi një “zhurmë” dhe u pështy në sajë të “kollës”, duke përfunduar në sipërfaqen e ujit.
“Papritmas ndjeva një shtytje dhe një sekondë më vonë ishte gjithçka e zezë. Isha tërësisht brenda balenës. Mendova se do të vdisja”, thotë Michael Packard, i cili u shtrua në spital pas ngjarjes, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Unë u gjenda në ajër dhe më pas u përplasa në ujë. Isha i lirë dhe thjesht notova. Nuk munda të besoja. Mendova, nuk ka asnjë mënyrë për të dalë jashtë. Kaq ishte, vdiqa. Mendoja vetëm për djemtë e mi, 12 dhe 15 vjeç”, – i ka thënë “The Cape Cod Times” 56 vjeçari.
Fillimisht kishte menduar se ishte në gojën e një peshkaqeni, por më pas kishte kuptuar se gjitari nuk kishte dhëmbë dhe kishte menduar: “O Zot, jam në gojën e një balene që po përpiqet të më gëlltisë. Kaq ishte! Do vdes!”.
Balenat kurrizore kanë tendencë të ushqehen duke hapur gojën e tyre të madhe për të marrë sa më shumë pre, që të jetë e mundur dhe dyshohet se ajo që i ka ndodhur peshkatarit, është thjesht aksidentale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








