Forca globale e peshëngritjes u konfirmua në Lima ku sportistë nga 22 shtete u ngjitën në podium në botërorin e të rinjve. Event historik për Shqipërinë që më në fund ka një kampione Bote dhe ajo është 17 vjecarja Enkileda Carja. Ajo konkuroi dhe fitoi 3 medalje ari në peshën 64 kg në kategorinë U17, por u u rendit e treta duke marrë edhe medaljen e bronztë në U20 pas dy rivaleve nga Kina.

Carja theu gjithashtu tre rekordet evropiane për të reja kur ngriti 98 kg në shkëputje -115 kg në shtytje dhe 213 në dygarësh. Në fund foli trainerja Eglantina Kalemi që konfirmoi se ky sukses ishte i prishtëm pas një pune të madhe që për fat nuk pati dëmtime. Enkileda hyri në histori si kampionia e parë e Botës kuqezi dhe rekordmene e trefishtë në Evropë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.