Nga Gazeta Si – Briken Calja shkëlqen në edicionin e parë të Kampionatit Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës.
Pas një pause disavjeçare dhe me format të revizionuar, ky event pret 8 shtete dhe 69 sportistët pjesëmarrës në kategorinë Senior.
Peshëngritësi shqiptar që merr pjesë në peshën deri 79kg, e nisi garimin e tij me 150kg në shkëputje duke vendosur pas 25 vitesh, rekord të ri ballkanik..
Në shtytje Briken Calja e nisi me 180kg për të vazhduar deri në 185kg në provën e tretë. Rezultat që i siguroi atij vendin e parë në shtytje si dhe duke vendosur një tjetër rekord ballkanik në këtë stil.
Briken Calja ngriti në total 335kg, për rekordin e tretë ballkanik në dygrësh. Kampioni i Evropës në vitin 2018 në Bukuresht fitoi 3 medalje Ari dhe vendosi 3 rekorde të reja Ballkanike
Medaljet në karrierën e Briken Calja-s
Kampionati Botëror
– Medalje bronzi në “Tashkent 2021”
Kampionati Evropian
– Medalaje ari në “Bukuresht 2018”
– Medalje bronzi në “Batumi 2019”
– Medalje bronzi në “Moskë 2021”
Kampionati Ballkanik
– Medalje ari në “Durrës 2025”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


