Nga Gazeta Si- Enkileda Carja shpallet Kampione Europe në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg. Sportistja 15 vjeçare kuqezi rrëmbeu dhe medaljen e Argjentë në dy garësh.
Carja konkurroi në Baterinë A të peshave 64 kg dhe spikati menjëherë, duke u shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes me rezultatin fantastik 86 kg.
Të mërkurën, pesë medalje erdhën nga garat e djemve, teksa Samuel Rrasa fitoi një medalje ari dhe argjendi në kategorinë e peshave 73 kg për të rinj, ndërsa Antonio Mullisi fitoi dy medalje argjendi dhe një bronzi në kategorinë e peshave 73 kg për U-15.
Ekipi kombëtar i peshëngritjes ka siguruar 2 medalje ari, 4 argjendi dhe 1 bronzi në kampionatin që po zhvillohet në Selanik, Greqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.