Lajme

Pesë socialistët që do të hetojnë Ilir Metën

Partia Socialiste caktoi deputetët e saj që do të jenë pjesë e Komisionit Parlamentar Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ne mbledhjen e grupit socialist u vendos që Kryetar të jetë Ulsi Manja, ndërsa anëtarë deputetët Vasilika Hysi, Bashkim Fino, Klodiana Ferhati Bushka dhe Alket Hyseni. Komisioni parlamentar hetimor përbëhet nga 9 deputetë, 5 i ka shumica dhe 4 opozita. Sot pasdite në orën 17.00 parlamenti ka një seancë të posaçme për këtë çështje. 130 minuta debat rreth raportit të përgatitur dhe më pas votimi I komisionit parlamentar hetimor për shkarkimin e presidentit. Shumica nuk ka bërë asnjë hap pas dhe është e sigurt të ti shkojë procesit deri në fund.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë