Financa nuk është skenar për dramaturgët. Normat e interesit, bilancet, kontabiliteti janë terma që shikuesi mesatar nuk i pëlqen. Por kur tregjet bien dhe Wall Street është pranë rrënimit, interesi i skenaristëve rritet. Ndoshta në të ardhmen, shikuesit presin filma për kaosin e tarifave të rritura. Deri atëherë, këtu ka një listë me filma që mund t’i shikoni për të kuptuar më mirë krizat financiare.
“The Big Short” (2015)
Kriza financiare e 2007-2009 ishte shumë serioze, por ky film për një grup ekspertësh që vendosin bast për “shpërthimin e flluksës” së tregut imobiliar dhe parashikojnë krizën, është komedi. Tre aktorët kryesorë janë personazhet që përfituan nga kriza. Filmi është tërheqës dhe ka pikëpyetje morale; të informon dhe të zemëron.
“Enron: The Smartest Guys in the Room” (2005)
Ky dokumentar është për financierët që përfundojnë në burg se menduan se ishin më të zgjuar se disa të tjerë. Të babëzitur dhe konfidentë, drejtuesit e Enron përdorën disa taktika agresive marketingu dhe bënë disa hile në bilance, për t’a nxjerrë kompaninë e tyre të energjisë, me fitime më të larta nga se kishte. Investitorët humbën miliarda dhe drejtuesit ekzekutivë u dënuan me mashtrim. Bosi i madh, Kenneth Lay vdiq shpejt pas dënimit.
“The Grapes of Wrath” (1940)
Familja Joad u nxorrën nga toka e tyre në Oklahoma gjatë Depresionit të Madh dhe ikën për në Kalifornia, për një jetë më të mirë. Performanca e jashtëzakonshme e Henry Fonda, e bën këtë film një vepër arti..
“Margin Call” (2011)
Një analist i ri në një bankë investimi gjen se firma është e mbiekspozuar ndaj rrezikut të titujve të borxhit të lidhura me kreditë hipotekore. Filmi flet për 2008-n dhe sqaron 24 orët që pasuan ndërsa firma shet çdo gjë dhe paniku përhapet në Ëall Street. Filmi tregon shumë dhe për kulturën e ritualet e financës së lartë; si vishen njerëzit, si flasin jashtë zyrave dhe si janë të gatshëm të “heqin qafe” njëri-tjetrin.
“Too Big to Fail” (2011)
Një tjetër film për krizën 2007-09, por këtë herë për drejtuesit. Pas kolapsit të Lehman Brothers, Hank Paulson, sekretari i Thesarit Amerikan, Ben Bernanke, drejtues i Rezervës Federale dhe liderët e bankave më të mëdha mblidhen së bashku. Ata negociojnë për programin e shpëtimit, blerja e aseteve të këqija nga qeveria që të çlironin likuiditetin. Skenari është përshkrues dhe në fund do të dilni me shumë njohuri dhe kënaqësi nga filmi.
“The Wolf of Wall Street” (2013)
Leonardo DiCaprio luan Jordan Belfort, një agjent shitjesh që në jetën reale bëri miliona me mashtrim në bursa dhe më pas shkoi në burg. Martin Scorsese kishte për qëllim të bënte një film për rrezikun e mashtrimit, por Belfort dhe miqtë e tij bënë shumë qejf.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.