Media Galeri

Përvojat e pacienteve me kancer gjiri

Për shumë gra, diagnostikimi me kancer gjiri dhe operimi, sjell një periudhë pikëllimi për humbjen e figurës së tyre siç e kanë njohur, ndër të tjera.

Por Vanessa Gonzalez e përballoi mastektominë me një qetësi të madhe dhe në fund edhe e festoi.

Gonzalez i tha CNN se një vit para se të diagnostikohej me kancer, tashmë po mendonte të bënte një operacion, duke qenë se është pjesë e komunitetit LGBT.

“Kështu që kur u diagnostikova me kancer, ndoshta vendimi më i lehtë nga i gjithë ky proces ishte heqja e gjoksit tim. 'Udhëtimi' im pas operacionit dukej shumë më ndryshe se për shumicën e grave.

Gonzalez është një nga shtatë modelet e paraqitura aktualisht në "Marks of Majesty", një projekt i ri fotografik që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit.

Modelet, të zgjedhura nga Stephanie Francis, bashkëdrejtoresha e projektit marrin poza 'të pambrojtura', por të sigurta, duke zbuluar sesi kanceri i ka transformuar trupat e tyre, ndërkohë që pranojnë veten në bukurinë dhe imazhin e ri.

Në foto, shumë prej modeleve kanë bojë prej argjendi ose floriri.

“Boja i kthen trupat e tyre në “vepra arti”, thotë Julia Comita, fotografja dhe bashkëdrejtoresha e projektit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë