Lajme

Përvetësuan 25 mijë metra katrorë, ndalohen ndërtuesi dhe dy të tjerë

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, është ndaluar biznesmeni i fushës së ndërtimit, Dritan Llanaj. Janë ndaluar gjithashtu edhe dy qytetarë të tjerë, Arben Çaçi dhe Kadri Pazari.

Të tre këta shtetas dyshohet se kanë përvetësuar në mënyrë abuzive 25 mijë metra katrorë truall të Spitalit Ushtarak, duke falsifikuar dokumentet. Sipërfaqja në fjalë është pronë e Spitalit Ushtarak në Laprakë. Biznesmeni Llanaj, Pazari dhe Çaçi janë shoqëruar në polici, ku po bëhen ballafaqimet e rastit. Ata dyshohen për pastrim të produkteve të veprës penale.

Tani fjalën e kanë organet kompetente të drejtësisë. Nëse vërtetohen dyshimet e Prokurorisë, do të ishte vërtet një skandal i madh përvetësimi me dokumente false i një prone prej 25 mijë metrash katrorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë