Njerez

Përtej ‘Të dua’…

Dita e Shën Valentinit, dita e përvitshme kur dashuria tregohet në një paketim, sikur dashuria e vërtetë mund të shprehet me saktësi përmes një tullumbaceje heliumi që lexon ‘Ti je Gjithçka’.

Nga ne pritet, jo detyrimisht, të marrim pjesë në këtë festë, që përfaqëson ndjenjën më mistike dhe të fuqishme të botës: dashurinë, që ka bërë që të bien perandori dhe arsyeja kryesore pse Adele ka shitur kaq shumë disqe.

Megjithatë, ja ku jemi, duke menduar se mund të tregohet në një shënim apo një dhuratë.

Por, disa nga dashuritë më të thella, më të mëdha në këtë planet nuk kanë të bëjnë fare me petalet e trëndafilit të shpërndara nëpër një shtrat hoteli me katër yje. Ndonjëherë mjafton dhe vetëm një fjalë për të treguar shumë dhe shpesh janë fjalë që në pamje të parë duken dhe të vështira të thuhen.

Ka fjalë nga shumë gjuhë në mbarë botën që mund të zgjerojnë të kuptuarit tonë për dashurinë përtej klisheve dhe shumica nuk kanë ekuivalent të drejtpërdrejtë në anglisht, gjuhën universale.

Marrim si shembull ‘guimi’, fjalën kineze për llojin e dashurisë së pathyeshme, shpirtërore mes bashkëshortëve më të mirë. Personi që ju ka parë duke qarë për një film në orën 2 të mëngjesit. Ai që do të luftonte për ju (verbalisht ose fizikisht). Kjo është guimi, e egër, e pamohueshme, e përjetshme.

Ose ‘kokoro’, një fjalë japoneze që do të thotë zemër, mendje dhe shpirt, të gjitha si një. Një lloj lidhjeje ku nuk nevojiten fjalë. Një shikim, një heshtje, një kuptim i përbashkët që kapërcen gjuhën ose shpjegimin. Ju nuk keni pse të performoni dashurinë tuaj, thjesht e dini se ajo është atje.

Pastaj është ‘aram’, një fjalë indiane që flet për dashurinë fizike të thjeshtë dhe të lehtë midis miqve dhe familjes. Një shpatull për t’u mbështetur, një dorë e shtrirë, afërsi e pavetëdijshme e trupave ku merr ngrohtësi shpirti,

Dhe të mos harrojmë ‘karuna’, që mishëron dashurinë e dhembshur, lloji që sheh dikë në të gjithë rrëmujën e tij, në gjithë absurditetin dhe shkëlqimin e tij dhe zgjedh ta duash gjithsesi. Jo për shkak të ndonjë pasioni ose ‘reaksioni kimik’, por për shkak të dashurisë, tërësisht dhe pa kushte, është një nga aktet e mëdha revolucionare të të qenurit gjallë.

Kultura të ndryshme kanë fjalët dhe shprehjet e tyre dalluese për dashurinë, secila duke kapur nuanca që shpesh kalojnë pa u vënë re në festimet tipike të Ditës së Shën Valentinit.

Duke përqafuar këto këndvështrime të ndryshme, ne pasurojmë të kuptuarit tonë të dashurisë dhe shkojmë përtej versioneve të komercializuara që na paraqiten shpesh. Pra, merrni një faqe nga fjalori i botës dhe festoni dashurinë në të gjitha format e saj të çrregullta, të bukura dhe të papërkthyeshme.

*Shkruar nga Maggie Rowe, shkrimtare dhe autore në Psychology Today.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë