Alicia Merritt kishte marrë dy doza të vaksinës Covid-19 dhe po mendonte të hiqte maskën kur takohej me klientët në tavernën e saj të vogël në Baltimore por mësoi disa lajme shqetësuese. Për shumë njerëz si ajo, që kanë kryer një transplant të mëlçisë, i cili duhet të marrë imunosupresantë çdo ditë, një medikament që ndihmon në funksionimin normal të mëlçisë, vaksinat e Covid-19 po japin pak efekt.

Të dhënat e zbuluara nga një studim i ri tregojnë se pikërisht medikamenti ndikon në mos prodhimin e antitrupave.
“Nuk është bukur të mendosh se duhet të kesh kujdes ende edhe nëse i ke bërë të dyja dozat e vaksinës,” tha ajo.
Merritt dhe miliona njerëz të tjerë me sistem imunitar të dobët dhe mjekët e tyre po përpiqen të gjejnë se çfarë projekti shkencor do të duhet të zhvillohet për të anashkaluar këtë problem.
Disa prej tyre po bëjnë një dozë të tretë vaksinë për të nxitur edhe më shumë gjenerimin e antitrupave që i mbrojnë ato nga virusi. Ndërsa disa të tjerë po përpiqen të ndryshojnë terapinë me imunosupresuesit e tyre duke u konsultuar me mjekët në mënyrë që vaksina të jetë efektive. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) aktualisht rekomandojnë që njerëzit e vaksinuar me sistem imunitar të dobët, të flasin me mjekët e tyre për nevojën e pajisjeve shtesë mbrojtëse dhe shumë mjekë thonë se duhet të sillen sikur të mos ishin vaksinuar.

CDC gjithashtu tha se duhet të bëhen më shumë studime para se të rekomandohet që njerëzit të marrin një dozë shtesë. Në një studim të botuar në revistën “Journal of the American Medical Association” muajin e kaluar, ekipi i Segev zbuloi se 46% e personave që kishin bërë një transplant nuk kishin antitrupa pas dy dozave të vaksinimit. Edhe për 54% prej tyre që zhvilluan antitrupa, nivelet e antitrupave ishin përgjithësisht më të ulëta sesa njerëzit me sistem imunitar normal.
“Ne e dinim se do të kishte një rënie të përgjigjes imune, por nuk e parashikonim se do të ishte kaq keq”, thanë ekspertët.
Robert Montgomery, shefi i kirurgjisë në universitetin NYU Langone Health zbuloi gjithashtu se pacientët të cilët vuanin nga hepatiti C nuk kishin antitrupa pas dy dozave.
Në konsultim me mjekët që kujdesen në NYU, ai vendosi të bëhej një nga njerëzit e parë që provoi të merrte një dozë përforcuese dhe funksionoi. Tani, ai ka sugjeruar që mjekët mund t’i ofrojnë pacientëve një dozë shtesë për këta persona.
Burimi: The Wall Street Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje