Në përgjithësi, na ka ndodhur që përshtypja e parë për dikë të jetë negative, edhe pse mund të mos e njohim fare personin përballë.
Sipas një studimi nga Universiteti i Çikagos, kjo mund të ndodhë sepse sjellja e keqe e një personi mund ta tejkalojë sjelljen e mirë.
“Njerëzit duan më pak kohë të vënë re një gabim apo sjellje të keqe sesa një anë pozitive. Me pak fjalë, është më e thjeshtë të bëhesh mëkatar sesa i shenjtë” citon ndër të tjera studimi i publikuar në revistën “Social Cognition”.
Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kryen një studim për të parë se në cilën pikë arrinin njerëzit të krijonin një përshtypje dhe se sa veprime duhet të kryejnë njerëzit për të arritur pjesa tjetër në përfundime.
Pjesëmarrësve të studimit iu kërkua të lexojnë tregime rreth personazheve të trilluara që u sollën në një mënyrë morale ose imorale. Për shembull, pjesëmarrësit lexojnë në lidhje me punonjësen e zyrës Barbara, e cila ndonjëherë iu hapte derën kolegëve ose bënte komplimente ndërsa herë të tjera ajo përhapte thashetheme për kolegët.
"Kur Barbara veproi keq, u deshën vetëm disa raste të tilla që pjesëmarrësit ta gjykonin atë negativisht. Ndërkohë, kur ajo ndryshoi sjellje, nuk u ndryshua mendimi i të tjerëve dhe u deshën shumë veprime të mira që ajo të shihej si njeri që ka ndryshuar për mirë.
Do të thotë, nëse bëjmë diçka që perceptohet keq nga njerëzit që takojmë për herë të parë, do të duhen shumë veprime të mira për të kapërcyer atë përshtypjen e parë, nëse na jepet mundësia.
Kërkimet nga Universiteti i Kalifornisë, shtojnë më shumë qartësi në këto gjykime. Studimi zbuloi se ne vlerësojmë karakterin e njerëzve të tjerë jo thjesht nga ajo që ata bëjnë, por edhe kontekstin që përcakton se si u morën ato vendime. Kjo do të thotë që edhe nëse dikush bën diçka të gabuar, ai përsëri mund të gjykohet si moralisht i saktë. Për shembull, një CEO i një kompanie të mediave sociale që shkel kodin e saj të privatësisë për të ndihmuar në gjetjen e kriminelëve mund të mos gjykohet ashpër për veprimet e saj.
Pra, çfarë zbulojnë këto studime në lidhje me përshtypjet e para?
Kur njerëzit takojnë për herë të parë dikë, ata priren të dyshojnë në çdo gjë deri në momentin që japin përshtypjen e tyre kur bëhet fjalë për moralin. Është një risk që shpesh nuk jemi të sigurt a duam ta marrim apo jo dhe veprimet e të tjerëve na bëjnë të vendosim nëse ato persona duam ti kemi pjesë të shoqërisë apo jo.
"Hulumtimi ynë sugjeron që vlerësimi i saktë se sa na pëlqen një person është një detyrë më e vështirë sesa e imagjinojmë dhe luan një rol të madh në krijimin e shoqërive të reja. Kur bëhet fjalë për ndërveprimin dhe bisedat shoqërore, njerëzit hezitojnë, janë të pasigurt për përshtypjen që po u lënë të tjerëve dhe tepër kritikë ndaj performancës se tyre.” thanë bashkëautorët e studimit Erica Boothby, pedagoge në Universitetin Cornell dhe Gus Cooney, pedagog në Universitetin e Harvardit.
Në disa studime, gjithashtu u zbulua se pjesëmarrësit nuk e vlerësuan veten aq sa vlerësuan bashkëbiseduesin.
"Ata duket se janë shumë të shqetësuar të thonë atë që duhet dhe që tu pëlqejë bashkëbiseduesit pasi e dinë se si ato, dhe bashkëbiseduesi pret të gjykojë në varësi të sjelljes së tyre. Ne jemi pesimist në vetëmbrojtje dhe nuk duam të supozojmë se tjetri na pëlqen para se të zbulojmë nëse është e vërtetë.”tha bashkëautorja e studimit Margaret S. Clark.
Burimi: Inverse. Përktheu: Gazeta "Si"
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.