Ka ndodhur

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari, në hetim dhe një 20-vjeçar

Gazeta Si - NJë 29-vjeçar, me iniciale A.D., pronari i një lokali në lagjen "Partizani" në Burrel, është vendosur në pranga, pasi akuzohet se në këtë ambient vendoseshin baste sportive.

Policia tha se ka sekuestruar një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe 1 armë sportive pistoletë.

"Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit shtetasi A.D., 29 vjeç, banues në Burrel, i cili kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit. Në lokalin e 29-vjeçarit, u sekuestruan një sasi e vogël canabisi, 1 mjet prerës thikë, 10 bileta bingoje, 3 celularë, 1 komjuter, 1 printer dhe një shumë parash", - njofton policia.

Po nga këto shërbime, nisi procedimi penal për shtetasin J.R., 20 vjeç, pasi gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive pistoletë dhe 2 fishekë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë