Mendim

Përse u harrua Mini-Shengeni?

Mini Shengeni Ballkanik do të duhej të ishte konkretizuar tashmë me një marrëveshje zyrtare mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por është lënë në harresë.
Edhe pse kishte qenë një temë e nxehtë që nga tetori i vitit të kaluar, ajo zor se është përmendur nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev apo presidenti serb Aleksadër Vuçiç në dy muajt e fundit.

Pas takimit mes Vuçiç, Ramës dhe Zaevit në Novi Sad në Tiranë, tjetër  takim i kësaj nisme pritej të zhvillohej në Beograd në fund të janarit ose në fillim të shkurtit 2020, por nuk u materializua.

Sipas Drejtorit të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Hackaj faktorët e jashtëm dhe zhvillimet e papritura po kthehen në një pengesë për “mini-Shengenit”.

“Së pari, vëmendja e publikut është tek marrëveshjet për lidhjet hekurudhore dhe ajrore të nënshkruara midis Serbisë dhe Kosovës. Së dyti, meqenëse nuk ka asnjë draft apo propozim konktret, të gjitha argumentet në dispozicion të përkrahësve të kësaj nisme janë shteruar “, shpjegoi Hackaj dhe shtoi se e vetmja gjë që u përfol nga Samiti i Berzhit në Londër dy javë më parë ishte deklarata e kryeministrit Rama se “Mini-Shengen” nuk është termi i duhur për njerëzit e gjatë të Ballkanit. “Kjo shpjegon shumë gjëra”, thotë Hackaj.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Gazeta Si, 25 tetor 2019

I të njëjtit mendim është edhe udhëheqësja e Lëvizjes Europiane në Serbi, Jelica Minić duke shtuar se po ashtu në rajon kohët e fundit ka patur shumë konflikte.

“Ne kemi një përplasje të madhe me Malin e Zi. Kemi një konflikt në Bosnje ku marrëdhëniet midis dy enteve janë të tensionuara. Kemi edhe atmosferën parazgjedhore në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, kështu që duket se nuk është koha e duhur për të këmbëngulur më tej historinë e “mini-Shengenit” “, nënvizon Minić.

Ekspertja serbe thotë se Mini-Shengeni u shfaq pasi Kosova vendosi taksat ndaj Serbisë, sepse mund ta detyronte Prishtinën të tërhiqej nga ky vendim.

“Sidoqoftë, duke qënë se Kosova futi tarifa 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, bashkëpunimi rajonal ka rënë, duke marrë parasysh që edhe pse të gjitha vendet e Ballkanit përfshirë edhe Kosovën janë pjesë e marrëveshjes së CEFTA-s. Por CEFTA nuk ka aftësinë të sanksionojë taksat. Prandaj, u shfaq “mini-Shengen”, theksoi Minić.

Sidoqoftë, edhe pse Rama, Zaev, dhe Vuçiç e cilësuan idenë e ‘mini-Shengenit’ si të tyren, nuk kaloi pa u vënë re që kjo iniciativë i ngjan asaj të Zonës Ekonomike Rajonale (REA) të propozuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) nën Procesin e Berlinit. Pyetja që lind është se çfarë e bën “mini-Shengenin” të ndryshëm nga REA.

Minić shpjegon se REA në të vërtetë mori mbështetjen e të gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor, ndryshe nga “mini-Shengenin”. Kosova refuzon të bëhet pjesë e kësaj iniciative ndërkohë që Mali i Zi dhe Bosnja nuk e kanë marrë ende një vendim.

Kryeministri Edi Rama, kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev ,presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdic dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekulic. Gazeta Si, 2020

Përveç dimensionit ekonomik, REA përfshin edhe dimensionin shoqëror dhe axhendën dixhitale, e cila i jep edhe vlerë të shtuar në krahasim me CEFTA, e cila është thjesht marrëveshje ekonomike.

Megjithatë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi se “mini-Shengen” duhet të zhvillohet nën Procesin e Berlinit. Minić e sheh këtë si një pozicion në të cilin Procesi i Berlinit do t’i jepte autoritet më të madh “mini-Shengenit” nëse mbështetja do të vinte nga BE-ja.

Edhe pse “mini-Shengeni” supozohet të përbëhet nga një sërë masash që do të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit, duke futur qarkullim më të lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimit mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk u anëtarësuan.

“Në fund të ditës, vendimi i Kosovës, Malit të Zi ose Bosnjës për t’u bashkuar ose jo, do të jetë një analizë kosto-përfitim “, nënvizon Hackaj. “Duhet shtuar gjithashtu edhe mënyra se si filloi kjo iniciativë në Nis. Mini-Shengeni u përceptua si një iniciative e Maqedonisë së Veriur, Shqipërisë dhe Serbisë dhe tre vendet e tjera të Ballkanit do të ishin thjesht plotësuese të kësaj nisme”, thotë Hackaj.

Burimi”European Western Balkans”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë