Të fitosh një penallti në futboll është një hap i madh drejt fitores dhe sipas statistikave rreth 75% e tyre janë të suksesshme. Në Premierë Ligë, e cila është niveli më i lartë i futbollit anglez, penalltitë janë në rritje. Numri më i lartë i tyre i regjistruar në sezon është 106 në vitet 2009-2010, i cili u përsërit sërish në vitin 2016-2017. Ky rezultat është i sigurt që do të tejkalohet në 2020-2021, pasi ndonëse jemi në gjysmën e rrugës janë shënuar 71 goditje.
Ka tre arsye kryesore që kanë dërguar në këtë rritje të penalltive: Së pari, rregullat që rezultonin në penallti kanë nisur të zbatohen më rreptësisht. Prekja nga prapa kurrizit ishte e jashtëligjshme në vitin 1990. Në vitin 2019 Bordi Internacional i Asociuar i Futbollit që rishikon rregullat e lojës vendosi qe prekja qoftë aksidentale e topit, me dorë ose me krahë, konsiderohet një faull. Së dyti, vendosja e sistemit VAR u jep mundësi arbitrave të rishikojnë incidentet dhe kjo gjë ka ndikuar në rritjen e këtyre penalltive. Së fundmi, ka ndryshuar edhe perceptimi kulturor. Nëse më parë futbollistët bënin aktin e rënies përtokë për të krijuar idenë e faullit, në ditët e sotme transmetuesit televizive po e vendosin gjithnjë e më shumë në pikëpyetje këtë.
Aktualisht, bindja e arbitrave për të akorduar gabime për vendimet margjinale është kthyer në një art më vete. Rrjedhimisht, më shumë ekipe mund të përfitojnë me këto taktika të reja. Këtë vit, Leicester City po fiton penallti në një nga dy ndeshje. Në shumë mënyra, strategjia e këtij ekipi e cila përdor shumë gjuajtje topi drejt sulmuesve mund të bëjë që ekipi të fitojë penallti.
Kjo u përngjan strategjive të Crystal Palace në vitet 2000 e cila sëbashku me skuadrën e Leicesterit renditen në skuadrat të cilat kanë fituar më shumë penallti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.