Duke parë se Perëndimi ka vendosur të jetë gjithnë e më i pranishëm në Siri, Vladimir Putin po e kthen vëmendjen tek një çmim shumë më i madh në obsesionet e tij të përhershme me për zbehjen e ndikimit gjeopolitik evropian: Ballkani.
Të gjitha pjesët e mozaikut tregojnë se fushëbeteja e ardhshme mes Rusisë dhe Evropës do të jetë Ballkani Perëndimor, ku BE ka thanë tashmë se pas gati dy dekadash që liheshin në pritje për anëtarësim, Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Serbia presin të anëtarësohen deri në 2025-n.
Popullsia e tyre në total është vetëm 18 milion – gati sa Austria dhe Hungaria. Siç u transformuan Irlanda, Portugalia dhe Greqia kur iu bashkuan Europës, dhe PBB i Polonisë, që ishte 50% i mesatares së BE-së kur iu bashkua Europës në 2004 dhe sot është 75%, këto vende të vogla të Europës juglindorë mund të shpresojnë që hyrja në BE do të jetë transformuese.
Gjëja e fundit që do të donte Kremlini është integrimi Europian i Ballkanit dhe formimi i një zinxhiri të pandashëm shtetesh anëtare të BE nga Egjeu deri në Alpe. Tanimë, Kremlini po përdor Serbinë si karrem duke mbështetur irredentistët serbë që refuzojnë të pranojnë se Kosova nuk do të kthehet në statusin e vet të mëparshëm si një provincë e kontrolluar nga serbët dhe e sunduar nga Beogradi.
Rusia vazhdon të luajë kartën sllave dhe ortodokse kundër mazhorancës myslimane të shtetit të Kosovës. Agjensia Ruse e lajmeve “Sputnik” ka famë të madhe në Beograd dhe ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka vendosur një qendër të ndihmës humanitare në Serbi, e pajisur me personel me uniforma që krijojnë dyshime e mund të jenë ushtarë. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç merr mësime rusishteje çdo mëngjes dhe ishte ndër të paktët lidera të huaj të pranishëm në Moskë në ceremoninë e inagurimit të mandatit të katërt presidencial të Presidentit Putin, më parë gjatë këtij muaji.
Rusia kthen sytë nga Shqipëria
Tani Rusia po e kthen vëmendjen drejt Shqipërisë, ku Kryeministri Edi Rama, i trajnuar si artist në Francë, po shpreson të marrë aprovimin e “BE27” për të nisur sa më herët negociatat për anëtarësim.
Një kërkesë kyçe nga Brukseli është që Shqipëria të pastrojë sistemin gjyqësor, duke zëvendësuar gjykatësit e akuzuar për korrupsion gjatë drejtimit të gjatë të së djathtës me Partinë Demokratike, lideri i përhershëm i së cilës, Sali Berisha, i cili çoi drejt rënies së ekonomisë postkomuniste shqiptare kur nxiti një skemë piramidale investimi që u kushton shumicës së shqiptarëve kursimet e tyre të jetës.
Shefja e politikës së huaj të BE-së, Federica Mogherini u përball me fyerjet e pasuesit të Berishës, Lulzim Basha, kur ajo nguli këmbë të zëvendësonte gjykatësit e dyshimtë, të cilët njiheshin për marrëdhënit miqësore me politikanët e Partisë Demokratike. Basha e akuzoi se fliste “gjepura” sepse guxoi të insistonte për kërkesën e BE-së që të pastrohej drejtësia. Përkundrazi, i lideri i PD shkoi në Amerikë të kërkontë mbështetje nga administrata e Trumpit. Një lobisti amerikan u pagua 875,000 dollarë që ta nxirrte Bashën në foto me Presidentin Trump në një event bamirësie. Pyetja është, kush e pagoi 875,000 dollarë?
Hetimet nga “Mother Jones”, “BIRN” (“Balkan Investigative Reporting Netëork”), dhe “Herald” në Glasgou, tregojnë nga paratë e oligarkëve pro-Putin janë kanalizuar përmes një kompanie guackë në Edinburg dhënë një firme lobimi në Uashington.
Pothuajse brenda natës Partsë Demokratike iu vunë në dispozicion një milion dollarë për t’u afruar me administratën amerikane me shpresën se votuesit pro-amerikanë do ta mbështesin partinë shqiptare që do te ishte më të afërt me Trump. Nëse Partia Demokratike do e kishte mundur socialistët në pushtet, do të kishte pasur një përplasje të fortë me Brukselin dhe shpresat e shqiptarëve për anëtarësimin në BE do ishin copëtuar.
Kjo i përshtatet përpjekjeve të Rusisë për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur dhe të parandalojë që BE-ja ta normalizojë rajonin. Më 17 maj, drejtuesit e BE-së u takuan me liderët e Ballkanit Perëndimor në Bullgari, ku Brukseli shmangë ofrimin e ndonjë date anëtarësimi deri sa vendet e Ballkanit Perëndimor të promovojnë “ndërlidhje”, një fjalë e re europiane për “rritje”.
Ka shumë faktorë të që luajnë rol, përfshirë mosmarrëveshjet mes Athinës dhe Shkupi lidhur me emrin e Maqedonisë, që mund ta frenojnë anëtarësimin në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, për Rusinë, të mbajë këtë cep të Europës sa më të paqëndrueshëm të jetë e mundur është tashmë pjesë e Europapolitik-ës së saj.
Përplasjet me Europën
Rusia është e vendosur të përshpejtojë dita-ditës duke inkurajuar çdo lëvizje që dobëson kohezionin e Bashkimit Europian. Der Spiegel raporton se shërbimi i inteligjencës gjermane ,“BND”, ka dëshmi se agjentët rusë mbështetën fuqimisht separatistët katalanas, për ta shkëputur rajonin nga Spanja. Ashtu si Brexit, edhe paavarësia e Katalonjës dobëson unitetin e BE-së, i cili është edhe objektivi kyç i politikës së jashtme të Kremlinit.
Duke i shtypur gjermanët në vitin 1945 dhe duke marrë kontrollin e gjysmës së Evropës, Rusia ndjeu se ishte në fund i kishte dhënë fund pushtetit evropian.
Megjithatë, Britania, nën një qeveri laburiste shumë anti-komuniste drejtuar nga patriotë dhe figura mosbesuese ndaj Moskës si Clement Attlee dhe Ernest Bevin, krijoi një aleancë me Uashingtonin që ndryshe nga ajo e 1920, i mbajti Amerikën më të lidhur me Europën. Por, NATO-ja nuk ishte aq i rëndësishme sa integrimi ekonomik europian që nisi në 1950-n dhe deri më 1990-n përfshiu gradualisht të gjitha shtetet e Europës Perëndimore Arsenali bërthamor i Bashkimit Sovjetik, tanket dhe anijet në ndryshkje, gjeneralët që u ishin hequr medaljet nuk mundën ta ruanin fuqinë absolute të Rusisë, ndërsa Europa komuniste filloi të shihte mirëqënien dhe jetën cilësore të qytetarëve të Bashkimit Europian dhe vendosi që atë donin edhe ata.
Rusia mund të përballonte Amerikën e largët në marrëdhëniet dypalëshe, por u pendua pafund që lejoi krijimin e një Europe të bashkuar që foli njëzëri për Krimenë, kur sanksionoi Gazpromin apo kur mbështeti Britaninë lidhur me helmimin e ish-agjentit rus. Putin preferon marrëdhëniet dypalëshe me kombe individuale në Europë dhe nuk duron dot idenë e 28 kombeve që bien dakort mbi çdo lloj politike të jashtme të përbashkët për ekonominë apo për sigurinë.
Prandaj Kremlini ndihmon të gjitha partitë anti-BE, si Fronti Kombëtar në Francë dhe u mundua të manipulonte mediat sociale gjatë fushatës së “Brexit”. Ndarja e Europës në kombe e shtete të veçanta, të cilave mund t’u bëhet presion, copëtohen një nga një apo të miklohen me pakte energjitike dypalëshe që zëvendësojnë multilateralizmin e BE-së ëshë objektivi kryesor i politikës Ruse. /The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.