Ka ndodhur

Përpunonte kanabis në banesë për shitje pranë shkollave, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Gazeta Si – Një 53-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

Ardi Rexhepi u vu në pranga pasi në banesën e tij në fshatin Xhafzotaj, përpunonte kanabis duke e ndarë në doza, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave dhe në lagjet e qytetit të Durrësit.

Ndërkaq u sekuestruan 1 grirëse dhe 2 kallëpe metalike të cilat dyshohet se përdoreshin për grirjen dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë