Policia e Kavajës ka vënë në pranga një tjetër qytetar, i cili ishte shpallur në kërkim për përplasjet që ndodhën pak ditë më parë në KZAZ-në nr. 42 të Kavajës. Bashkia e Kavajës si bashki e djathtë është kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor, pra kanë zbatuar në këtë mënyrë dekretin e presidentit Meta.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Enea Gjonaj.
Simpatizantët e opozitës kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ nga materialet zgjedhore.
Ndërkohë, efektivët e Policisë së Shtetit, kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë qytetarët.
Gjatë ditëve të fundit, ka pasur përplasje dhe sherre në të gjitha bashkitë e djathta dhe ato të LSI, pasi janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve më 30 qershor.
Partia Socialiste nga ana e saj është e vendosur për 30 qershorin dhe vazhdon fushatën nëpër rrethe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




