Ne rrjet

Përplasje mes regjimit iranian për liderin i ri, kleri fetar kundër djalit të Khameneit?

Garda Revolucionare u përpoq të ndikonte në Asamblenë e Ekspertëve për të emëruar djalin e Khameneit. Klerikët bojkotuan në shenjë proteste

Gazeta Si – Teherani mbetet ende pa një udhëheqës të Lartë pas vdekjes së Ali Khameneit. Emri i pasuesit po shtyhet, ndërsa burime pranë mediave iraniane opozitare paralajmërojnë se vendimi mund të shpallet në orët e ardhshme.

Katër ditë më parë, nga Asambleja e Ekspertëve, godina e së cilës u dëmtua nga sulmet, u përmend si kandidati kryesor, Mojtaba Khamenei. 56-vjeçari ishte djali i preferuar i liderit të ndjerë.

Të enjten, 88 klerikët u mblodhën në një video-konferencë për të shmangur rreziqet dhe për të ratifikuar formalish vendimin, por rezultati mbeti i paqartë.

Sipas “Iran International”, të paktën tetë anëtarë të Asamblesë bojkotuan seancën e emergjencës, duke denoncuar presionin e fortë të Gardës Revolucionare për të imponuar Mojtaban. Thuhet se deri pak minuta para votimit, Padaranët telefononin vazhdimisht për të influencuar zgjedhjen.

Gara është fiktive dhe ka ndarë regjimin: nga njëra anë, djali i Ayatollahut, mbështetur nga Pasdaranët besnikë, komandanti i IRGC-së, Ahmad Vahidi, ish-shefi i inteligjencës Hossein Taeb dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe nga ana tjetër, klerikët që kritikojnë nepotizmin.

Revolucioni Islamik u quajt “Republikë” nga Khomeini, duke shmangur trashëgiminë e fronit dinastik. Por tani, sipas mediave opozitare, klerikët rebelë paralajmërojnë se emërimi i Mojtaba Khamenei-t do ta kthente Teheranin në një monarki nën autoritetin fetar.

Burime nga Reuters” konfirmojnë se që nga fillimi i luftës, Rojet Revolucionare kanë marrë më shumë pushtet dhe ndikim në çdo vendim të rëndësishëm.

Një anëtar i Asamblesë, tha se Ali Khamenei nuk ishte dakord që djali i tij të merrte postin dhe kurrë nuk lejoi diskutimin e kësaj çështjeje gjatë jetës së tij. Mojtaba “nuk ka autoritet klerikal apo juridik”, shtuan ata, duke kërkuar një votim të ri dhe të pastër.

Pas vdekjes së Ali Khameneit, presidenti iranian, Masoud Pezeshkian kishte paralajmëruar se brenda disa ditësh Republika Islamike do të kishte Udhëheqës të ri Suprem.

Rojet Revolucionare po nxisin emërimin e një personi të besuar, që do të zbatojë pa rezervë agjendën ultrakonservatore dhe do të konsolidojë pushtetin politik dhe ekonomik që ata kanë, rreth një të tretën e ekonomisë së vendit, mes naftës dhe bizneseve të errëta.

Arsyeja zyrtare është se, për shkak të “situatës së veçantë” të luftës, udhëheqësi i ri duhet të shpallet sa më shpejt.

Përveç Mojtaba Khameneit, përmenden edhe kandidatë të tjerë: Alireza Arafi, nënkryetar i Asamblesë së Ekspertëve, ish-presidenti “reformist”, Hassan Rouhani dhe Hassan Khomeini, nipi i themeluesit Ruhollah Khomeini.

Megjithatë, një pikë duket se bashkon të gjitha fraksionet e regjimit: emri i liderit të ri do të vendoset brenda Teheranit, jo nga Donald Trump, i cili, duke mos njohur mirë vendin, mund të mendojë gabimisht se mund të imponojë pasuesin e ardhshëm.

Marrë nga: “Corriere della Sera”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë