Lajme

Përplasje me armë në plazhin e Vlorës, ndërron jetë pronari i lokalit

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Vlorës, me pasojë tre të plagosur, ndërsa njëri prej tyre nuk mundi ti mbijetonte plagëve.

Ngjarja ndodhi në zonën e plazhit të vjetër. Shtetasit SH.L dhe E.XH kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt tre personave që ishin të ulur në lokal.

Konflikti mësohet se ka nisur për motive banale dhe më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve. Dy autorët e identifikuar dhe te shpallur në kërkim qëlluan me armë drejt Ergest Beqiraj, i cili ka marrë plumb në kokë, por mrekullisht pa i rrezikuar jetën, Brikelo Beqirajt dhe Arben Beqirajt, i cili ka humbur jetën në spital në orët e para të ditës së sotme.

Viktima kishte marrë plagë të rënda të shkaktuar nga 6 plumba dhe ishte i pamundur transportimi i tij në kryeqytet. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje menjëherë pas përplasjes janë larguar me nxitim dhe policia i ka shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ka tronditur pushuesit, të cilët janë larguar me vrap të tmerruar për të mos i kapur plumbat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë