Ka ndodhur

Përplasje e shumëfishtë në Durrës/Humb jetën drejtuesi i biçikletës. Shoferi shpallet në kërkim

Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident me pasojë vdekjen e një biçiklisti ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit. Një automjet Benz, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka përplasur një biçiklist të moshës 50-vjeçare, i cili sipas raportimit të policisë ka humbur jetën. Më pas ka marrë para një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Ndërkohë, mësohet se drejtuesi i automjetit L.Z është larguar nga vendngjarja pas aksidentit dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Ne vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë