Politike

Përplasja me Açkën/ Basha ‘lëshon’ gratë në protestë para kryesisë: Noka dhe Bardhi dhunues të grave

Disa zonja zhvilluan një protestë modeste para kryesisë së Kuvendit, kundër përplasjes verbale që dy deputetet Flamur Noka dhe Gazment Bardhi patën me deputeten tjetër të PD-së, Flutura Acka, duke i kërkuar kësaj të fundit që të mos zhvillojë mbledhjen e Komisionit të Medias pasi në këtë mënyrë ‘po punonte në favor të  mazhorancës” .

Protesta drejtohej nga Sekretarja e PD zyrtare për Gruan, Taulanda Jupi.  Ajo tha se është e  patolerueshme dhuna verbale, që, sipas saj, kishin qëllim intimidimin dhe ndalimin e deputeteve të Partisë Demokratike për të kryer detyrën.

“Çfarë i dallon ata deputetë nga dhunuesit apo abuzuesit e tjerë të grave dhe vajzave shqiptare?! Asgjë!

Ata janë njësoj dhunues si çdo dhunues tjetër që i duket vetja i fortë, janë njësoj si çdo dhunues tjetër që mjetin e vetëm të zgjidhjes shohin dhunën...”, tha ndër të tjera Jupi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë