Tre mjete janë përplasur në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, duke lënë disa të plagosur.
Mësohet se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës, ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.
Përplasja ka qenë e fortë duke dëmtuar shumë automjetet.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës ku ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




