Nga Gazeta ‘Si’- Një aksident mes dy tramvajeve ka ndodhur në Strasburg, ku raportohet se kanë mbetur të plagosur të paktën 30 persona.
Pamjet tregojnë pasagjerë që thyejnë dyert për të shpëtuar nga vagonët e bllokuar.
Deri tani, raportohet se pesë persona janë në gjendje kritike, ndërsa dyshohet se mund të ketë dhe viktima.
Comment cela est possible @CTS_Strasbourg ? pic.twitter.com/av5zdNxEr7
— samstark (@Samstark75) January 11, 2025
Sipas informacioneve të para, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur kur një tramvaj ka ndryshuar kurs, duke goditur tramvajin e dytë që ishte ndaluar në stacionin qendror të Strasburgut.
Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit ka aktivizuar një operacion të gjerë dhe ka kërkuar që qytetarët të shmangin zonat e prekura dhe të lehtësojnë aksesin për shërbimet e urgjencës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.