Ka ndodhur

Përplasen dy makina në tunelin e Kalimashit, plagosen dy pasagjerë

Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit me drejtim lëvizje Milot-Morinë.

Policia tha se automjeti tip “benz” i drejtuar nga një grua me inicialet M.T, është përplasur me automjetin tip “benz” të drejtuar nga shoferi A.K.

Dy pasagjerët në automjetin që drejtohej nga gruaja, kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit dhe janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë