Gazeta Si – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Babicë ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.
Dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e dy automjeteve, por edhe lagështia në rrugë. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur një vajzë e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë dëmtime të shumta.
Një prej makinave është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, ndërsa tjetra ka përfunduar në kanal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



