Emigrantët që kanë udhëtuar drejt vendeve ish-sovjetike nga Lindja e Mesme dhe Afrika janë bërë peng në një përpjekje të Rusisë dhe Bjellorusisë për ta destabilizuar Evropën, pretendon kryeministri polak, Donald Tusk./REL/
Emigrantëve u është bllokuar hyrja në Poloni nga barrierat metalike të ngritura përgjatë kufirit me Bjellorusinë në pyllin Bialowieza më 29 maj. Polonia thotë se Bjellorusia fqinje dhe mbështetësi i saj kryesor, Rusia, qëndrojnë pas rritjes së fluksit të emigrantëve nga Bjellorusia drejt Bashkimit Evropian, një lëvizje kjo për të krijuar një krizë.
Aktivistët polakë duke i ofruar ndihmë një emigranti algjerian që arriti në territorin e Polonisë në pyllin Bialowieza. Numri i tentimeve për kalime të paligjshme të kufirit nga Bjellorusia në Poloninë anëtare të BE-së, është rritur në muajt e fundit në pothuajse 400 në ditë nga vetëm disa të tillë ditë më parë këtë vit, thonë zyrtarët polakë.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, (përpara djathtas), ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz (në mes) dhe ministri i Brendshëm, Tomasz Siemoniak, (në mes ana e djathtë) duke vizituar trupat në Dubicze Cerkiewna, në lindje të Polonisë, më 29 maj. "Ne nuk kemi të bëjmë me asnjë azilkërkues këtu, kemi të bëjmë me një operacion të koordinuar, shumë efikas në shumë nivele për ta thyer kufirin polak dhe me përpjekje për të destabilizuar vendin", tha Tusk.
Vizita e Tuskut në kufi pasoi një sulm të rëndë me thikë ndaj një ushtari pranë fshatit Dubicze Cerkiewne, kur një migrant u zgjat midis hekurave të barrierës më se 5 metra të lartë dhe goditi një ushtar në brinjë. Forcat e sigurisë nuk arritën ta ndalonin sulmuesin sepse ai ishte në anën bjelloruse të pengesës, thanë zyrtarët.
Rojet kufitare të Polonisë kanë dënuar sjelljen gjithnjë e më agresive të disa emigrantëve në anën Bjellorusia të kufirit. Polonia ka rifutur një zonë neutrale prej 200 metra pas sulmit ndaj ushtarit në kufi dhe tha se do të përdorë "të gjitha mjetet në dispozicion" për të mbrojtur kufirin e vendit të NATO-s.
Vitet e fundit, autoritetet e BE-së kanë akuzuar presidentin autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, se po e përdor migrimin si armë për ta destabilizuar bllokun duke i joshur njerëzit në vendin e tij të gjejnë një pikë më të lehtë hyrjeje në BE sesa rrugët e rrezikshme përmes Detit Mesdhe.
Në nëntorin e vitit 2021, shpërthyen përleshje të rënda (në foto) ndërmjet migrantëve dhe rojeve kufitare polake në kufirin Poloni-Bjellorusi afër Grodnos, Bjellorusi. Rreth 2.000 emigrantë ishin në kufi në kampet e improvizuara në mot me ngrica, por vetëm rreth 100 besohej se ishin të përfshirë në sulmin ndaj forcave polake në vendkalim, tha zëdhënësja e Gardës Kufitare, Anna Michalska.
Organizata Human Rights Watch akuzoi autoritetet bjelloruse për prodhimin e krizës "pa i marrë parasysh pasojat në njerëz".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.