Ka ndodhur

Përndoqi në rrjetet sociale një 13-vjeçare që u largua nga shtëpia, arrestohet i riu

Gazeta Si - Në një operacion kundër krimit kibernetik, policia e Tiranës ka vënë në pranga disa persona të dyshuar.

Kreu i Policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, tha se një 21-vjeçar nga Durrësi u arrestua, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale një vajzë 13-vjeçe.

Sipas tij  një shtetase në Tiranë ka denoncuar, se ajo dhe motra e saj e vogël 13-vjeçare janë shantazhuar nga adresa false. Si rezultat i presionit nga kjo situatë, e mitura është larguar nga banesa.

“Një vajzë në Tiranë ka denoncuar ka thënë se bashkë me motrën e mitur është përndjekur nga një person, që përdorte adresë false. E mitura është larguar nga banesa nga përndjekja. Pas një punë hetimore, është bërë i mundur identifikimi dhe kapje e autorit të dyshuar të këtij autori, Hajrullah Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës për përndjekje. Gjithashtu është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet në gjendje të mirë”,  deklaroi Vocaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë