Lajme

Përndiqte ish-të fejuarën dhe i hapte adresa të rreme, arrestohet vlonjati

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi përndiqte të fejuarën.

Sipas efektivëve të Vlorës, i arrestuari përndiqte ish-të fejuarën, ndërsa  tentonte t’i prishte imazhin duke hapur adresa të rreme me emrin e saj në rrjetet sociale.

Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin S. K, 27 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S. K për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë