Një djalë palestinez mbi gomar, në rrënojat e shtëpive të shkatërruara në Rafah.
Nga Gazeta ‘Si’-Nga kremtimet e festës së Sulltan Nevruzit tek tre këlyshë luani në parkun e kafshëve të egra në Yorkshire që u shpëtuan nga një zonë e shkatërruar nga lufta në Ukrainë, këto janë fotot më të bukura të javës sipas Reuters.
Nina Gomes mbledh mbeturinat e hedhura në det, pranë plazhit Copacabana në Rio de Janeiro. Prej vitesh Gomes ka shoqëruar babanë e saj, Ricardo Gomes, biolog dhe drejtor i Institutit Mar Urbano, për të mbledhur mbeturina nga plazhet e qytetit.Banorët pastrojnë ambientin pasi një tornado përshkoi Winchester. Të paktën tre persona janë raportuar të vrarë pasi një seri tornadosh shpërtheu në perëndim. Një shitës ambulant mban tullumbace për shitje gjatë festimeve për Nevruzun, Vitin e Ri Persian, në Kabul. Nevruzi festohet për të paktën 3.000 vjet.Njerëzit fotografojnë një murale të Banksy që u shfaq në anë të një ndërtese në Islington. Një murale e gjelbër është pikturuar pas një peme të zhveshur që të duket si gjethet e pemës. Boja e gjelbër e përdorur përputhet me ngjyrën që përdoren në tabelat rrugore të Islington.Një poster i dëmtuar i fushatës për kandidatin për president Amadou Ba, i Aleancës për Republikën.Ndjekësit e sektit Baye Fall këndojnë gjatë një festë ndërsa kthehen nga Xhamia e Madhe në Touba në shtëpinë e Cheikh Ndiguel Fall. Baye Fall është një sekt musliman senegalez dhe një degë e vëllazërisë Mouride.Tre këlyshë luani në parkun e kafshëve të egra në Yorkshire, pasi u shpëtuan nga një zonë e shkatërruar nga lufta në Ukrainë. Ata ishin pjesë e një koleksioni privat në rajonin e Donetskut, kur forcat ruse pushtuan vendin. E ëma e tyre ishte e vetme, e kequshqyer dhe e traumatizuar nga bombardimet, kur u shpëtua dhe u dërgua në një vend të përkohshëm në Kiev, ku lindi dhe tre këlyshët.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.