Nga Gazeta 'Si'- Nga vala e protestave studentore pro-palestineze që kanë shpërthyer në Amerikë tek kampet që strehojnë palestinezët e zhvendosur nga banesat e tyre, këta janë fotot e javës, të përzgjedhura nga Reuters.
Policia arreston një protestues gjatë demonstratave pro-palestineze në “City College of New York”. Më shumë se 2,000 njerëz janë arrestuar gjatë protestave pro-palestineze në dhjetëra kampuse të kolegjeve amerikane në javët e fundit.
Oficerët e policisë përballen me studentët pro-palestinezë, pasi shkatërruan një pjesë të barrikadës së kampit në kampusin e Universitetit të Kalifornisë. Policia spastroi kampin e studentëve në një operacion të kryer pas mesnate dhe arrestoi të paktën 200 demonstrues pro-palestinezëve.
Studentët në protestën pro-Gazës bllokojnë hyrjen e sallës “Hamilton” në universitetin ku ndjekin studimet.
Anëtarët e komunitetit të lashtë samaritan marrin pjesë në pelegrinazhin e Pashkës në vendin më të shenjtë të fesë, në malin Gerizim, pranë qytetit të Bregut Perëndimor. Samaritanët e kanë prejardhjen nga fiset e lashta izraelite të Menashe dhe Efraim, por u shkëputën nga judaizmi kryesor më shumë se 2,800 vjet më parë. Sot, samaritanët e mbetur jetojnë në qytetin palestinez Nablus dhe qytetin izraelit të Holon.
Emigrantët ecin në ujë ndërsa përpiqen të hipin në varkën e një kontrabandisti për të kaluar Kanalin nga plazhi në Gravelines.
Një grua dhe dy fëmijë largohen nga shtëpitë e tyre në Delmas, për shkak të dhunës së bandave. Persona të armatosur filluan një varg sulmesh në Port-au-Prince, duke djegur shtëpi dhe duke shkëmbyer të shtëna me policinë për orë të tëra, në një nga shpërthimet më të mëdha të dhunës, që nga shpallja e kryeministrit të ri të Haitit.
Një protestues vijon t’i bjerë instrumentit muzikor, ndërsa rrethohet nga gazi lotsjellës, pas një proteste më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Hebrenjtë ultra-ortodoksë shohin mbetjet që la pas raketa balistike, e cila u hodh nga Irani, si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit në konsullatën iraniane në Siri. Sulmi i Izraelit, i ndodhur më 1 prill, shkaktoi një breshëri dronësh dhe raketash balistike, të cilat Irani i hodhi në drejtim të territorit izraelit. 300 prej tyre (nga 500 në total) u shkatërruan nga mbrojtja ajrore izraelite, me ndihmën e SHBA dhe partnerëve të tjerë.
Palestinezët kalojnë përmes ndërtesave të dëmtuara në Khan Younis. Rindërtimi i shtëpive të shkatërruara në Gaza gjatë luftës mes Hamasit dhe Izraelit mund të zgjasë deri në vitin 2040, sipas skenarit më optimist. Rindërtimi total për territorin e Gazës mund të kushtojë deri në 40 milionë dollarë, thonë ekspertët e OKB-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.