Një oficer policie qëndron mes tymit të shkakëtuar nga një flakadan, gjatë protestës për barazi gjinore dhe dhunës ndaj grave.
Nga Gazeta ‘Si’- Nga një nga çiftet e parë homoseksuale që u martuan në Greqi pas miratimit të legjislacionit për martesat e të njëjtit seks tek një oficer policie i cili qëndron mes tymit të shkakëtuar nga një flakadan, gjatë protestës për barazi gjinore në Kosovë, këto janë fotot kryesore të përzgjedhura nga Reuters.
Një varkë e vogël mbi tokën e tharë të liqenit Cuitzeo. Liqeni është i dyti më i madh në Meksikë, por për shkak të thatësirës dhe ndryshimeve klimatike, ka humbur thuajse 75% të kapacitetit ujor.Një pemë bajameje lulëzon pranë Akropolit në Athinë. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se Greqia ka përjetuar dimrin më të nxehtë në histori.Danai Deligiorgi dhe Alexia Beziki, një nga çiftet e parë homoseksuale që u martuan në Greqi pas miratimit të legjislacionit për martesat e të njëjtit seks, u përqafuan pas ceremonisë së martesës së tyre në bashkinë e Athinës.Një vajzë palestineze mban në krahë një fëmijë, teksa kalon nëpër rrënojat e shtëpive të shkatërruara nga bombardimet izraelite në qytetin e Gazës.Një nënë vajton mbi trupat e ndjerë të dy vajzave binjake, të cilat mbetën të vrara nga një sulm ajror izraelit.Një grua ecën me një fëmijë në një rrugë të mbuluar me borë për të shkuar në një qendër shëndetësore në Srinagar. Fëmija do të marrë vaksinën kundrejt poliomielitit.Molly Caudery, anëtare e ekipit të Britanisë së Madhe garon në finalen e kërcimit për femra gjatë Kampionatit Botëror të Atletikës në “Emirates Arena”, Glasgow, Skoci.Konkurrentët nisin garën tradicionale të skive në Sälen.Alpinistet Elena Quispe Tincuta, Julia Quispe Tincuta, Alicia Quispe Tincuta dhe Pasesa Alana Llusco po bëjnë përgatitjet në malin e Huayna Potosi, duke çarë akullin me sëpatë. Ato po stërviten që vitin tjetër të ngjisin majën e Everestit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.