Bota

Përmbytjet në Spanjë, rreth 200 të vdekur në Valencia. Dy mijë raportime për persona të zhdukur!

Gazeta Si - Numri i të vdekurve vazhdon të rritet pas përmbytjeve shkatërruese që goditën Valencian dhe provincën.

Janë mbi 200 të vdekur të konfirmuar dhe shumë janë ende të zhdukur. Ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojmë në baltë, duke kërkuar mes makinave të zhytura në mbeturina dhe ujë, në një skenar apokaliptik.

Më shumë se dy mijë ushtarë nga njësitë spanjolle të shpëtimit u bashkuan me punonjësit e emergjencës rajonale dhe lokale në kërkimin e të mbijetuarve.

Dhe alarmi nuk ka mbaruar. Tani agjencia e motit ka lëshuar një alarm të kuq në Huelva, Andaluzi: "Shmangni udhëtimet, ekziston rreziku i shirave të rrëmbyeshëm".

Nëse nuk mjaftonin 78 mijë njerëz pa energji elektrike, 366 mijë pa ujë të pijshëm (tubat duhen rindërtuar, edhe para se të zhbllokohen nga mbeturinat), në provincën jugore të Valencias, 70% e popullsisë është pa rrjet telefonik (celular dhe fiks), pra i pagjurmueshëm dhe gjithashtu për këtë arsye, hija makabre e personave të zhdukur mbetet pezull mbi pasojat e shkaktuara nga “DANA”. Të cilën askush, madje as policia, nuk mund ta përcaktojë me siguri.

Duke kaluar te bilanci, rreth 1.900 telefonata raportuese arritën në numrin 112, zbulon gazeta “El Diario”, e cila kishte akses në një dokument konfidencial nga njësia e krizës; Joaquin Amills Bonet, president i shoqatës “SOS desaparecidos”, i specializuar në këtë lloj kërkimi, pretendon se ka marrë 2500 raportime për persona të zhdukur nga ana e fmiljarëve.

Në çdo rast, numri i konfirmuar i vdekjeve, i cili arriti në 205 persona dje (202 në zonën e Valencias, 50 më shumë se të enjten), është i destinuar të rritet ndjeshëm.

Polemikat po rriten mbi menaxhimin e emergjencës nga guvernatori i Komunitetit Valencias, Carlos Mazon, i Partisë Popullore.

Pas kritikave për mesazhin e alarmit të Mbrojtjes Civile, i cili mbërriti në telefonat celularë të banorëve kur përmbytja kishte arritur tashmë një pjesë të madhe të zonës së prekur, tani ka dalë se stafi i guvernatorit fshiu një video të publikuar në “X”, në të cilën Mazon raportonte se të martën, pas orës 18:00, intensiteti i reshjeve do të ishte ulur në rajon.

Shirat e rrëmbyeshëm filluan rreth asaj kohe. Ndërsa alarmi në telefon ra pak pas orës 20:00, Guvernatori u kritikua më pas nga ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles, e cila, në një intervistë me “LaSexta”, deklaroi se fillimisht Mazon nuk kishte lejuar ushtrinë të vepronte në të gjithë territorin e prekur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë